E premte, 7 Tetor, 2022

ARKA E SHTETIT NË DUART E 30-VJEÇARES NINA ANGELOVSKA

A ka kapacitet një e re si Angelovska të drejtojë buxhetin e Maqedonisë së Veriot në lartësi prej afër 4 miliardë euro? Ekspertët janë skeptikë, kryeministri i jep mbështetje.

 

Autore: Xhumadije Ibrahimi

 

Mbrëmë në mbledhje e Këshillit drejtues të LSDM-së, krahas ndryshimeve të reja kadrovike brendapartiake dhe propozimeve për kuadro në vendet vakante që janë në kabinetin qeveritar, u propozua edhe ministrja e re e financave – Nina Angelovska.

Ish-ministri të Financave Xhevdet Hajredini, duke komentuar propozimin e kryeministrit, vë në dyshime përvojën e Angelovskës dhe moshën për të drejtuar një dikaster me peshë në vend.

“Cilësitë që i ka Angelovska, e cila që nuk i ka as 30 vjet, mund të jenë të gjithë të vërteta. Talenti i saj për IT kompjuterike dhe kualitete tjera, mirëpo ata aspak nuk janë cilësi të cilat janë të domosdoshme  dhe të nevojshme për ministrin e financave. Pasi ministri i financave në punët e përditshme nuk merret me ata çështje”, thotë Hajredini.

Hajredini shton se partia në pushtet ka kapacitet dhe kuadro me përvojë pune për ta kryer me shumë kompetenca këtë detyrë.

“Kjo flet për një situate e cila nuk mund të pranohet. Angelovska është e panjohur për opinionin më të gjerë dhe mendoj se partia në pushtet ka kuadro edhe me përvojë pune që do ta kryejnë me shumë kompetenca më me integritet këtë detyrë”, thotë ai.

Ndërkaq, pas propozimit të kryeministrit Zoran Zaev, Angelovska, në profilin e saj në Facebook tha se ofertën e sheh si një shans për të udhëhequr një ndryshim në vend.

“Pas afro 10 vjet përvojë vendase dhe ndërkombëtare dhe njohjes së konsiderueshme ndërkombëtare të punës dhe kontributit tim të palodhur, jam e nderuar që dija, potenciali dhe entuziazmi im për ndryshim janë njohur që t’i shërbejnë funksionit të përparimit të vendit tonë. Ndërsa nderi më i madh është se baza është tërësisht jopartiake. Ofertën e shikojë si mundësi që të jem udhëheqëse e ndryshimeve në vendin në të cilën planifikojë të ardhmen time”, tha Angelovska.

Ndryshe Nina Angelovska do të jetë ministrja e dytë e financave në moshë të re, afro 30 vjeç.  Ajo në vitin 2011, ka filluar punën për Grouper.mk një platformë e blerjes online e para e këtij lloji në Maqedoni. Ndryshe, Forbes e ka futur atë në listën e 30 biznesmenëve në mbarë botën. Nina Angallovska ka mbaruar të gjitha studimet në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, nga studimet e rregullta, përfshirë këtu master studimet dhe studimet e doktoratës.

Të fundit