E enjte, 29 Shtator, 2022

FOTO / “LARG KËTIJ RESTORANTI NË HIMARË, ËSHTË MASHTRIM DHE KA PRONAR TË DHUNSHËM”

Materiali video që u publikua nga incidenti ngjason me inskenimet e filmave hollivudianë, ku Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe ndërkohë që është në lëvizje, tenton të hyjë brenda duke thyer xhamin, për të vijuar dhunën ndaj turistëve.

51-vjeçari është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Tmerri për familjen nga Spanja ka zgjatur për disa minuta deri sa mjeti është larguar deri në vendin e quajtur “Volloder”, ku është pikasur nga një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), që kanë ndërhyrë menjëherë.

Konflikti nisi pasi turistët kishin mbetur të pakënaqur nga shërbimi në lokal dhe kanë tentuar të largohen.

Kokëdhima është arrestuar dhe materialet në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

 

 

 

Të fundit