E mërkurë, 5 Tetor, 2022

TURQIA LARGOHET NGA SHBA DHE NATO, AFROHET ME RUSINË

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, lidhur me blerjen e sistemit ajror të mbrojtjes nga Rusia, njofton Radio Evropa e Lirë.

Komponentet e para të sistemit rus të mbrojtjes S-400 kanë arritur në Turqi ditë më parë, gjë që ka shkaktuar tensione midis dy aleatëve të NATO-s.

SHBA-ja dhe zyrtarët e NATO-s kanë kundërshtuar gjatë përfshirjen e Turqisë në blerjen e sistemit të mbrojtjes nga Rusia, duke e konsideruar të papërshtatshëm me sistemet ushtarake të Aleancës Veri-atlantike.

Uashingtoni kishte paralajmëruar se blerja e këtij sistemi pason sanksione si dhe bllokimin e blerjes së avionëve F-35 nga SHBA.

Pentagoni njoftoi se pjesëmarrja e Turqisë në programin e furnizimit me aeroplanë ushtarakë amerikanë F-35 është e pamundur, për shkak të instalimit të sistemit rus.Ligjvënësit në Uashington kanë thënë këtë javë se presidenti Donald Trump duhet të vendosë sanksionet duke u bazuar në ligjet e SHBA-së, dhe të ndëshkojë ata që bëjnë biznes me ushtrinë ruse.

Presidenti Donald Trump, tha javën e kaluar se ende nuk është e qartë nëse do të vendosen sanksione ndaj Turqisë dhe se gjendet në një situatë mjaft të vështirë.

Nga ana tjetër, mbështetjen për afrimin e Turqisë me Rusinë presidenti Recep Tayp Erdogan e ka marrë edhe nga opozita turke.

Zëvendëskryetari i partisë turke opozitare IYI dhe deputet në Parlamentin turk, Yavuz Ağıralioğlu, ka deklaruar se blerja e sistemit S-400 nga Turqia është një masë për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare kundër kërcënimeve që rrethojnë atë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi një shtet. Ne i ruajmë të drejtat tona të sovranitetit dhe i përdorim për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”, tha Ağıralioğlu për AA.

Sipas tij, qëndrimi i SHBA-ve dhe i NATO-s që kanë marrë ndaj Turqisë gjatë procesit të blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore ruse nuk janë në pajtueshmëri me “shpirtin e aleancës”.

“Ministria jonë e jashtme duhet të shqyrtojë me kujdes nëse SHBA dhe NATO po përpiqen me qëllim të na shtyjnë drejt një aksi ruso-iranian ose nëse po përpiqen ta çojnë Turqinë jashtë aleancës”, tha Ağıralioğlu.

Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore ruse, Ankara në vitin 2017 nënshkroi një marrëveshje për të blerë sistemin S-400 nga Rusia.

Dërgesa e komponentëve të sistemit S-400 filloi javën e kaluar dhe deri më tani kanë arritur në Turqi 15 dërgesa të pajisjeve të sistemit S-400. Dërgesat do të vazhdojnë deri në muajin prill të vitit 2020.

Ağıralioğlu tha se “NATO e ka lënë të vetme Turqinë” kundër kërcënimeve të sigurisë që dalin nga Siria.

“Marrëdhëniet tona me NATO-n kishin ngritje dhe ulje më parë. Procesi i prokurimit të raketave S-400 filloi pasi aleati ynë i NATO-s, SHBA, furnizoi me armë PKK/PYD-në që është vetëm 25 kilometra larg kufirit tonë jugor”, theksoi ai.

 

Të fundit