E premte, 19 Gusht, 2022

TAKIM META-PENDAROVSKI, DISKUTOHET KRIZA

Presidenti, Ilir Meta, ka shprehur keqardhjen se nuk ka as asnjë reagim nga politika për zgjidhjen e krizës politike.

Shqetësimin ai e shprehu teksa njoftoi një takim me homologun e tij maqedonas,Stevo Pendarovski.

Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Meta.

Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.

Të dy vendet tona, thotë Meta, duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.

“Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”, shkruan presidenti.

Ndryshe, gjithnjë e më shumë forcohen zërat se Meta mund të arrestohet shkaku i shkeljes së të kushtetutës.

Por kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se nuk kishte frikë fare për një arrestim të mundshëm të presidentit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Kryemadhi u shpreh se ai është i pastër si kristali.

Keni frikë që mund të arrestohet Ilir Meta?

Fare. Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vite që grupe të vogla antishqiptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, duan ta arrestojnë. Ilir Meta prej vitesh ka qenë në shenjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose europaine, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë. Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerëzve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër“, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit