E mërkurë, 5 Tetor, 2022

A PO E MERR ZAEVI GJITHË PUSHTETIN NË DUART E VETA?

Kryeministri Zaev i ka bërë të ditur tashmë emrat e ministrave të rinj. Riformatimi i qeverisë ishte paralajmëruar më herët, por kishte mbetur pezull për një kohë për shkak të “dramës” që po luhej me caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në. Idenë për ndryshime në qeveri Zaev e sforcoi gjatë zgjedhjeve presidenciale si një kundërpërgjigje ndaj rezultateve të dobëta në rrethin e parë. Por, përkundër këtij paralajmërimi, ai, riformtimin e vendosi në njëmatemetikë tjetër politike,  cila varej nga epilogu për marrjen e datës për bisedime.

Në momentin që u bë e ditur se në qershor nuk do të ketë një datë për fillim të bisedimeve sikundër ishin pritjet e qeverisë dhe në momentin që LSDM nuk shfaqi gatishmëri për zgjedhje të parakohshme, riformitimi i qeverisë dukej tashmë një hap i padiskutueshë formal që kryeministri duhej ta bënte Brenda kohës.

Zaev ka zgjedhur Vallandovën që të kumtojë emrat e ministrave të rinj, ndërkohë që javën e ardhshme pritet që kuvendi t’i miratojë. Përafërsisht në opinion që më parë janë liferuar emrat e ministrave që tashmë do të jenë pjesë e qeverisë, ndërkohë që lajm përbën fakti qëZaev përveç se do të jetë kryeministër, në të njëjtën kohë do të drejtojë edhe ministrinë e financave. Duket se kryeministri Zaev ka qenë tërësisht i pakënaqur me ministrinë e financave tashmë të shkarkuar, ndërkohë që me këtë lëvizje sikur po e koncentron gjithë fuqinë politiko-financiare në duart e tij.

Funksioni i dytë në cilësinë edhe të ministrit të financave lë të kuptohet se Zaev tashmë gjithçka do të marr nën kontrollin e tij. Ky fakt, realisht, mund tëinterpretohet edhe si një lloj prirje autoritare për të pasur gjithë pushtetin e në duart e tij. Në sipërfaqe tashmë po del një lloj mosbesimi që sipas shumë njohësve të rrethanave ndërlidhet me fraksionet brenda partisë në pushtet, LSDM-së, të cilat kërkojnë mundësinë e tyre në një qeveri tërikonstruar.

Realisht, riformatimi i qeverisë, fytyrat e reja, mbeten nën hijen e kësaj lëvizjeje tëZaevit. Kjo lëvizje hapë edhe një dilemë tjetër mbi figurat e mundshme që mund të jenë pjesë e kabinetit qeveritar. Është folur edhe më herët për një mungesë kapacitetesh dhe për fraksione që tërësisht janë vënë nëfunksion të pushtetit. Njëinterpretim i mundshëm mund të jetë edhe ky fakt i pakënaqësive të brendshme partiake që qeverinë e shohin vetëm si mundësi përfitimi. Por, pavarësisht nga të gjitha justifikimet e mundshme “zgjatja e duarve” edhe në ministrinë e financave flet për njëkoncentrim të pushtetit vetëm te kryeministri Zaev. Maqedonia e Veriut ka një përvojë të keqe me pushtetin e koncentruar dhe ky model i kryeministrit shihet me shumë skepticizëm nga opinioni publik.

Në hapësirën publike, më herët janë shfaqur zëra që jo vetëm e kanë kritikuar qeverinë, por edhe ndryshimet e paralajmëruara i kanë parë si një fasadë. Sipas tyre, problem me mungesën e rezultateve nuk qëndron vetëm te emrat, por edhe te gjithë koncepti dhe kapaciteti i kësaj qeveria në esencëheterogjene dhe pa ndonjë vizion për zhvillim të brendshëm. Zgjidhjet e rënda të politikës së jashtme janë përcjellë me një lloj eklipsi të brendshëm zhvillimor që për më tepër i është adresuar kapacitet të pamjaftueshëm dhe mungesës së vizionit.

Ndryshimet e fundit vijnë me emra të rinj anonim, por edhe me idenë që ata po vendosen në një skemë tashmë të parë pesimiste korrigjimi i së cilës kërkon qasje thelbësore dhe mobilizim kapacitetesh që nuk shihen në horizont. Riformatimi gjithashtu ka ricikluar emra që tashmë paraqesin sinonim dështimi nëdikasteret që kanëudhëhequr.

Një kryeministër me rol të dyfishtë në ekzekutiv do të përballet me pamjen e vjetër të një qeverie të riformatuar. Shumë dilema mbeten të hapura, shumë ngërçe duket se do të vazhdojnë, ndërkohë që qytetarët presin rezultate të prekshme nga kjo qeveri, e cila siç duket edhe njëherë do të humbet në teket e një “kaosi” konceptual që nuk prodhon gjë tjetër pos fragmente dështimesh përpara qytetarëve.

©KDP

Të fundit